Ministria e Jashtme e Greqisë nuk ka rënë dakord me vendimin e Gjykatës së Posaçme për ta lënë në burg kandidatin fitues të Himarës, Fredi Beleri.
Në një deklaratë publike Ministria vë në pikëpyetje vendimin duke e cilësuar “kundër ndjenjës së drejtësisë së publikut dhe perceptimit evropian të shtetit të së drejtës”.
“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë, është kundër ndjenjës së drejtësisë së publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim.