Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO lë në burg Fredi Belerin, avokati: Do ta ankimojmë në Apel


 

Ka përfundar seanca gjyqësore sot në GJKKO për fituesin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë Fredi Beleri, ku është caktuar masa arrest me burg për të dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin të cilat u kapën në flagrancë 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke blerë vota në Himarë.

Gjatë një komunikimi për mediat, avokati i tij ka thënë se nesër do të ushtrojnë të drejtën e ankimimit.

“Ne pretendojmë që nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet të vendoset masë sigurimi për të dy. Nuk paraqitën asnjë provë, por lexuan atë që paraqitën prokuroria e Vlorës, në paraqitëm prova shëndetësore. Policisë ia ka dhënë po ky i infiltruari, por në dosjen e policisë dhe prokurorisë nuk gjendet kjo listë. Ta marrin ta ripyesin këtë person sepse i arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asnjë gjë”, ka deklaruar avokati.