Vendosni fjalën kyçe....

Kim citon Skënderbeun në stërvitjen e ‘Defender 23’: Bashkimi bën fuqinë


Ambasadorja amerikane Kim tha në çeljen e ceremonisë së stërvitjes ‘Defender 23’, se Shqipëria dhe aleatët e saj janë më të bashkuar se kurrë.

Gjatë fjalës së saj ajo citoi heroin kombëtar të Shqipërisë Gjergj Kastrioti Skënderbeu duke thënë se ‘bashkimi bën fuqinë’.

“Ky është një moment i jashtëzëkonshën, jemi me fat që kemi këtu, në një shesh të përdorur nga një diktator brutal i përkushtuar për ta izoluar Shqipërinë nga bota, shqiptarëve u tha se SHBA ishin armiqtë e tyre. Shikoni përreth jush, një Shqipëri e ndryshuar dhe kjo është historike, ja ku jemi në një Shqipëri demokratike, të rrethuar nga burra dhe gra me uniformë nga SHBA-ja. Shqipëria e partnerët ndërkombëtare, jemi këtu si aleatë miq dhe partner, amerikanë dhe shqiptarë që qëndrojnë krah për krah, dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtarak. Në dy vite që prej Defender 2021, bota ka ndryshuar, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, bashkimi bën fuqinë. Që nga Defender 2021, Shqipëria dhe SHBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku. Kemi ngritur dy pranitë e para ushtarake të SHBA në historinë e Shqipërisë. Defender 2023 do të na tregojë se së bashku me aleatët dhe partnerët ne mund të kryejmë çdo mision, për burrat dhe gratë me uniformë ju falënderoj për shërbimin që zgjodhët të mbroni vendin tuaj, të na mbroni ne. Jemi krenar që e quajmë Shqipërinë aleate dhe mike.” – tha Kim.