Seanca e sotme gjyqësore për çështjen e inceneratorit të Fierit, është shtyrë, pasi mësohet se shkak është bërë kërkesa paraprake e avokatëve. Seanca është shtyrë për në datë 29 maj, në orën 10:00.
Gjykata kërkoi kohë të shprehet në lidhje me kërkesat e bëra nga Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për shpallje të moskopetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, i pandehuri Arenc Myrtezani kërkon pavlefshmërinë e aktekspertizave të bëra nga prokuroria. Avokati i të pandehurit Arber Denizi kërkoi pezullimin e gjykimit pasi ai nuk ka marrë dijeni për procesin.