Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna në një garë makinash në Meksikë, 10 viktima e disa të lënduar


Të paktën dhjetë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm në pritë në një tubim dyditor me makina në San Vicente, Meksikë të shtunën, konfirmuan autoritetet të dielën.

Rreth orës 14:18 pasdite me orën lokale, një furgon gri u afrua në një pikë karburanti ku ishin mbledhur pjesëmarrësit dhe një grup personash doli, duke hapur zjarr me armë automatike, sipas thirrjeve të bëra nga viktimat në shërbimet e urgjencës. Mësohet se personat e armatosur u larguan nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre.

Videoja që supozohet se tregon sulmin e postuar në mediat sociale tregon të paktën dy persona duke qëlluar ndaj makinave të parkuara në një pikë karburanti, ndërsa video dhe pamjet e pasojave tregojnë viktimat e pajeta në tokë pranë makinave të tyre.

Prokurori i Përgjithshëm Ricardo Ivan Carpio Sanchez ka ngarkuar një grup të posaçëm për të hetuar të shtënat, tha kryebashkiaku Armando Ayala Robles për Reuters. Policia shtetërore dhe lokale, marinsat, departamenti i zjarrfikësve dhe Kryqi i Kuq Meksikan thuhet se dërguan njerëz në vendngjarje. Asnjë shkak për ngjarjen nuk ishte raportuar deri të dielën pasdite.

Gara e makinave, organizuar nga një grup i quajtur Cachanillazo, u mbajt rreth 117 km në jug të kufirit me SHBA-në.