Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës dhe të PS-së miratojnë njëzëri rritjen e rrogave të tyre e të ministrave


Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot njëzëri rritjen e rrogave të deputetëve dhe ministrave.

Me vendimin e miratuar sot, paga e një ministri do të jetë rreth 345 mijë lekë bruto, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë bruto.

Por projektligji për rritjen e pagave të administratës shkaktoi debat në komisionin e Ekonomisë.

Deputeti demokrat Agron Shehaj thotë se nga ky projektligj duhet të preken edhe ministrat dhe deputetët, pasi sipas tij duhet të respektohet hierarkia shtetërore dhe jo që një nënpunës të paguhet më shumë se vartësi.

Shehaj e pyeti ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nëse ajo ka nevojë për rritje rroge, duke i thënë se nuk mund të marrë këshilltari më shumë se ministri.

Ibrahimaj i tha se ky projektligj nuk e parashikon rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, por për këtë kategori do rishikohet një mundësi në një fazë tjetër, pasi të përfundojnë dy fazat për rritjen e pagave të administratës. 

Pjesë nga debati:

Agron Shehaj: Me këtë që keni bërë ju, zonja Dhëmbi do ketë një rrogë më të lartë se rroga që do merrni ju. Është e vërtetë?

Delina Ibrahimaj: Në fakt po, propozimi nuk parashikon një rritje pagash për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetë. Sepse donin të siguroheshim që të gjithë kategoritë e tjera do të përfitonin nga rritja e pagave dhe do sillnim një simë për rishikimin e koeficientit dhe anëtarët e kabinetet dhe deputetë. Nuk është qëllimi të mos rriten kurrë, por të përfundojë reforma dhe të sjellim një propozim për anëtarët e kabinetit.

Agron Shehaj: Rrogat e ministrave dhe deputetët pra janë më pak të rëndësishme se të tjerët. Ju duket normale, që një drejtoreshë në ministri, këshilltarë e ministres, zonjat që ju kanë shoqëruar sot të kenë një rrogë më të lartë se e juaja apo deputetëve. apo e deputetëve që janë në këtë komision.

Delina Ibrahimaj: Qëllimi nuk është vlerësimi që ne kemi mbi përgjegjësinë dhe punën e ministrave apo deputetëve. Qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe të përcaktohej reforma  e pagave dhe deputetëve. Prioritetet i jepet reformës tërësore të pagave.

Agron Shehaj: Po thoni që të rriten paga për të gjithë dhe pastaj do merremi me deputet dhe ministrat. Po thoni që rritja e rrogave duke mos ndryshuar koeficientin prej 1 mijë euro në muaj për 140 deputetë dhe ministrat, rrezikon të bëjë të parealizueshme reformën.

Delina Ibrahimaj: Nuk po them këtë. Propozimi që kemi sjellë është i mirë menduar. S’do kishim sjell një propozim që s’ka hapësira buxhetore për t’u realizuar.

Agron Shehaj: Si e pengon zbatimin, përfshira e deputetëve dhe ministrave? Ju po thoni që rrogat tona janë të parëndësishme, mund të marrin shumë më pak se një drejtor apo këshilltar i juaji. Kjo është të vini këtu dhe t’i ofendoni të gjithë, ti thoni hajdeni tani aprovoni. Mos vallë kjo është thjesht një tallje, një farsë e qeverisë për të treguar që ju jeni aq të ndjeshëm për popullin dhe përbuzni punën e deputetëve, në fund të fundit për ca tua rrisim rrogën ministrave se ata janë të korruptuar. Këtu janë me dhjetëra, nga presidenti, tek zv.kryetari i autoritet të mediave, asnjëri prej tyre nuk iu preket koeficienti, Ju keni nevojë që rroga juaj të jetë sa iu takon? Më 1750 nuk mjaftojnë, nëse e meriton këshilltari juaj, pse se meritoni ju? Qytetari i thjeshtë mendon që ju s’keni nevojë? Keni nevojë zonja ministre?