Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar sot ankimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit e cila ka kërkoi rrëzimin e vendimit të KZAZ Dibër rezultatin për këshillin bashkiak në këtë bashki për shkak se një kuti votimi, ajo e qendrës së votimit me numër 1100, nuk është pasqyruar në rezultat.
Sipas KZAZ kutia kishte problematikë pasi ishte dëmtuar njëra prej vulave dhe është konsideruar e pavlefshme. PLL kërkoi numërimin e kësaj kutie dhe pasqyrimin e rezultatit të saj në tabelën përmbledhëse.
KAS pasi dëgjoi argumentet e palëve vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe lënien në fuqi të KZAZ së Bashkisë Dibër.
Kundër vendimit të KAS PLL ka të drejtë të bëjë ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve.