Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim në Gjenevë me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Manastirliu tha se u diskutua trajnimi dhe edukimi i burimeve njerëzore përmes programeve të përbashkëta ndërmjet shteteve, të cilën e cilësoi si një ndër mekanizmat që mund të jenë pjesë e një platforme aktive komunikimi, për të forcuar burimet njerëzore në shëndetësi.
“Trajnimi dhe edukimi i burimeve njerëzore përmes programeve të përbashkëta ndërmjet shteteve, është një ndër mekanizmat që mund të jenë pjesë e një platforme aktive komunikimi, për të forcuar burimet njerëzore në shëndetësi. Ne kemi interes për pjesëmarrjen në inisiativën e trajnimit dhe edukimit në vazhdim infermierëve me synim rritjen e kapaciteteve dhe standardeve të cilësisë të kujdesit infermieror”, tha Manastirliu, gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.