Gjiganti amerikan i teknologjisë Meta është goditur me një gjobë rekord prej 1.2 miliardë eurosh për transferimin e të dhënave personale të përdoruesve evropianë në serverët amerikanë.
Sipas Komisionit Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili është jashtë operacioneve të Metës në BE, kompania ka shkelur Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) të bllokut duke vazhduar të dërgojë të dhënat personale të qytetarëve të BE-së në SHBA, pavarësisht një vendimi të gjykatës evropiane të vitit 2020 kundër një procedure të tillë.
Mbikëqyrësi i privatësisë deklaroi të hënën se përdorimi nga Meta i një instrumenti ligjor të njohur si klauzola standarde kontraktuale (SCC) për të transferuar të dhënat në SHBA ‘nuk trajtoi rreziqet ndaj të drejtave dhe lirive themelore’ të përdoruesve evropianë të Facebook, të ngritura nga një vendim historik nga gjykata e lartë e BE-së.
Në vitin 2020, Gjykata Evropiane e Drejtësisë miratoi një marrëveshje për rrjedhën e të dhënave BE-SHBA të njohur si Mburoja e Privatësisë për shkak të frikës së mbikëqyrjes nga shërbimet e inteligjencës amerikane. Ajo gjithashtu shtrëngoi kërkesat për përdorimin e SCC-ve, një praktikë e përdorur gjerësisht nga kompanitë për të transferuar të dhëna personale në SHBA.
Të hënën, Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave i tha Metës që ‘të pezullojë çdo transferim të ardhshëm të të dhënave personale në SHBA brenda periudhës pesë mujore’ të vendimit.
Gjoba prej 1.3 miliardë dollarësh është më e madhja e vendosur ndonjëherë për shkeljen e ligjit të privatësisë GDPR. Gjiganti i tregtisë elektronike Amazon ishte gjobitur më parë me 746 milionë euro për shkeljen e rregulloreve të përpunimit të të dhënave në vitin 2021.
Meta tha se do e apelojë vendimin dhe gjobën.
“Ne po i apelojmë këto vendime dhe do të kërkojmë menjëherë një ndalim pranë gjykatave të cilat mund të ndalojnë afatet e zbatimit, duke pasur parasysh dëmin që do të shkaktonin këto urdhra, duke përfshirë miliona njerëz që përdorin Facebook çdo ditë,” tha Sir Nick Clegg, president i Meta për çështjet globale, dhe Jennifer Newstead, zyrtarja kryesore ligjore në kompani.
Gjiganti i teknologjisë ka paralajmëruar se nëse detyrohet të ndalojë përdorimin e SCC-ve pa një marrëveshje të duhur alternative të rrjedhës së të dhënave, mund të mbyllë shërbime të tilla si Facebook dhe Instagram në Evropë.