Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Energjisë i Katarit: “Vetëm një dimër i ngrohtë mund ta shpëtojë Evropën këtë vit”


Duke vlerësuar zhvillimet e fundit në tregun e energjisë gjatë Forumit Ekonomik të Katarit të martën, ministri i energjisë i Katarit tha: “E vetmja gjë që do të shpëtojë njerëzimin dhe Evropën këtë vit është një dimër i ngrohtë”.

Nëse ekonomia fillon të rikthehet në vitin 2024 dhe ju keni vetëm një dimër të rregullt, mendoj se më e keqja nuk ka ardhur ende”, tha Saad Sherida Al-Kaabi gjatë forumit në kryeqytetin Doha.

Ai theksoi se burimet e ripërtëritshme të energjisë janë vetëm për prodhimin e energjisë elektrike dhe se ajo nuk zgjidh problemet dhe se vendet kanë nevojë për një përzierje të duhur të produkteve energjetike, sipas AA.

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë vitin e kaluar në shkurt, çmimet e energjisë, veçanërisht të gazit natyror, janë rritur ndjeshëm.