Pas zgjedhjes si kryetar i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbledhur për herë të parë grupin e deputetëve të PD-së.
Në nisje të mbledhjes, disa nga deputetët të PD-së në një prononcim për mediat, nënvizuan faktin se partia duhet të bashkohet, ndërsa ende nuk kanë një emër për kryetarin e ri të partisë.
Enkelejd Alibeaj i pyetur nëse mund të rikthehet Basha në drejtimin e PD-së, u shpreh se gjithkush ka të drejtë të që të rikandidojë.
‘Kjo parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individuale. Kjo është ajo që kërkohet sot! Çdokush ka të drejtë të rikandidojë. Këtë e vlerëson anëtarësia.’- tha Alibeaj.
Ndërsa deputeti Saimir Korreshi theksoi se Basha, Alibeaj dhe Berisha nuk duhet të rikandidojnë më nëse duan bashkimin e PD-së. Korreshi tha se do t’i kërkojë Bardhit që të marrë iniciativë për bashkim me Berishën.
‘Unë e kam thënë ë të gjithë deklaratat e mia, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë nëse duan bashkimin e PD. Unë mendoj se ka marrë koston elektorale. Ne presim që të bashkojmë PD-në. Unë me të thënë të drejtën di që shumica e grupit parlamentar do të mblidhet sot. Është turp që ne nuk mblidhemi bashkë. I bëj thirrje Bardhit që të marrë inictivë për bashkim!’-tha Korreshi.
Deputetët që janë të pranishëm
1.Gazment Bardhi
2.Dhurata Cupi
3.Saimir Korreshi
4.Arbi Agalliu
5.Lefter Geshtenja
6.Dashnor Sula
7.Enkelejd Alibeaj
8.Orjola Pampuri
9.Selaudin Jakupllari
10.Jorida Tabaku
11.Qani Xhafa
12.Bledion Nallbati
13.Ferdinad Xhaferraj
14.Zheni Gjergji
15.Flutura Acka
16.Merita Bakiu
17.Andia Ulliri
18.Eralda Bano