Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kjo farsë elektorale ishte një etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar, çdo gjë e drejtuar nga Edi Rama


Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot me denoncimin e asaj që e quan farsë elektorale të 14 majit.

Berisha tha se dhunimi faktuar i votës së shqipatrëve, njohu përmasa të panjohura kurrë dhe Ramën e cilsoi si personin që udhëhoqi këtë operacion kundër zgjedhjeve të lira.

“Për grupin parlamentar të PD-së, për deputetët e opozitës çështja e parë ose kryeçështja e këtij sesioni duhet të jetë farsa elektorale 14 maj 2023.

Kjo farsë elektorale ishte një proces, një etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar. Asnjë komb, historia ka faktuar se nuk zhvillohet pa liritë, të drejtat e tij themelore. Në këtë kontekst target, ose objektiv kryesor për realizimin e këtij qëllimi është dhunim i votës së lirë. Dhunimi i votës së lirë është serial, ky dhunim siç faktuan këto zgjedhje njohu përmasa më të mëdha se kurrë ndonjëherë. Në këto zgjedhje si në asnjë palë zgjedhje të tjera në 32 vite kodi zgjedhor, Kushtetuta e të drejtës zgjedhore, u shpall në krye të radhës kinezëri, nga njeriu që do udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe të karteleve të drogës, kundër zgjedhjeve të lira për popullin e vet”, deklaroi Berisha.

Teksa foli dhe për terror policor dhe jo vetëm policor, por edhe nga administrata e shndërruar në polici politike, Berisha u ndal në emra konkretë, si dhunimi i avokatit në Laç, ku akuzoi ish-deputetin Armando Prenga; atentatin me eksploziv ndaj ish-kreut të PD-së në Vaund e Dejës; komisionerin e PD-së në Përrenjas apo atentatin ndaj Salvador Kaçajt.

“Por prapë këtu, meqenëse duan të bëjnë avokatinë e karteleve të drogës, duan të bindin shqiptarët se fajin e ka Berisha, fajin e ka opozita. Çfarë po ndodh tjetër? Gjithçka drejtohet nga Edi Rama. Është ushtruar një terror i egër policor dhe jo vetëm policor, por edhe nga administrata e shndërruar në polici politike në mbarë vendin. Diku-diku me akte mundësisht vdekjeprurëse. Bernard Ndrecës donin t’i inaugoronin fushatën duke i marrë shpirtin në Vaun e Dejës, 2 ditë para votimit. Avokatit të nderuar, një mbështetës veteran i PD-së, në zonën e Kurbinit, grupi kriminal i ish-deputetit të PS-së Armando Prenga, vetë Armando i shkon dhe i thotë mos u merr me zgjedhjet. Ç’punë ke ti me zgjedhjet? Dhe këtij njeriu të nderuar, ditën e diel në krye të detyrës krimineli Prenga i dërgon të vëllain bashkë me një kriminel tjetër dhe e godasin dhe e shtrinë në tokë. Ku janë këta? Të lirë dhe pa u hyrë ferra në këmbë. Stiven Faqolli, 22 vjeç, komisioner në Përrenjas, goditet barbarisht nga kryeplaku dhe i biri në qendër të votimit, përgjaket. Ku janë agresorët e tij? Të lirë pa asnjë gajle. I mbron Edi Rama. Po jap rastet flagrante. Salvador Kaçi, një figurë kombëtare e sportit në Shqipëri dhe eksponent i rëndësishëm i PD-së i dalin vrasësit me maska në mes të rrugës duke pasur dhe djalin me vete. Arrijnë me një manovër të shoferit t’i shpëtojë këtij atentati. Nis një hetim dhe për faktin se i biri i tij ka shtetësinë amerikane. Por çfarë bëhet me hetimin? Hetimin e mbyll Edi Rama, i cili e quajti trillim denoncimin e Salvador Kaçajt. Është organizator vetë i këtij atentati. Se cili është qëllimi, t’i thotë policisë dhe prokurorisë prishni çdo provë. Se aty ka prova, ka kamera, maskat janë të filmuar, por ata me urdhër publik të Edi Ramës duhet të prishin çdo gjë. Nuk ka marrje në mbrojtje se kjo të kriminelëve”, deklaroi Berisha.