I ftuar në emeisionin “Zona Zero” në Top News, Klodian Skënderaj, avokati i dy prej të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallia, ka folur për shkeljet e hetimit mbi këtë çështje..
Skënderaj pohoi se nuk janë kryer hetime të thelluara mbi këtë çështje dhe shtoi se nuk ka ndonjë gjë të re nga konkluzionet e prokurorisë. Ai tha se ka një prezumim nga ana e prokurorisë, jo fakt konkret, duke thënë se duhet të provohet akuza, gjë që nuk është bërë.
Ai thotë se kjo është çështje e gjykuar dhe s’bën sens të deklarohen fajtorë, duke shtuar se termi “pronar faktik”, është term i bazuar askund.
Skënderaj tha se është marrë gjithë koha e nevojshme për hetim, u caktua masa pa u pyetur i pandehuri dhe se gjykimi i shkurtuar nuk është pranim fajësie.
Skënderaj thotë se çështja duhet të pushohet pasi nuk kemi të bëjmë me një vepër penale.