Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tregoi një nga vendimet e qeverisë që është marrë për çështjen e pronave, duke thënë se çdo ish pronar që do të bëjë një kërkesë për njohjen e pronës, do i kthehet fizikisht siç e kanë pasur kur i është konfiskuar, ndërsa për ata ish pronarë, që i është zënë prona me ndërtime ose do përdoret për shërbime publike, do kenë një shpërblim financiar.
“Kaluam dy vendime të rëndësishme në lidhje me kompensimin e pronave, kështu kompletojmë paketën nënligjore. Procesi i njohjes së pronës dhe shpërblimi i pronës nuk ka asnjë pengesë ligjore. Çdo ish pronar që do të bëjë një kërkesë për njohjen e pronës, i kthehet fizikisht siç e kanë pasur kur i është konfiskuar, nëse është e lirë. Ndërsa ato ish pronarë, që i është zënë prona me ndërtime ose do përdoret për shërbime publike, do kenë një shpërblim financiar.
Një pjesë e dosjeve të 2015-ës, një kategori prej 7 mijë dosjes, i bëj thirrje pronarëve që të nisin t’i depozitojnë këto dosje.”, tha Manja.