Vendosni fjalën kyçe....

Kundërsulmi do nisë shumë shpejt – Shefi i inteligjencës ukrainase


Ukraina ka armët që i nevojiten për të nisur ‘kundërsulmimin’ e saj të shumëpritur, por për të mposhtur Rusinë do duhet më shumë, tha kreu i Drejtorisë së Inteligjencës të Ukrainës (GUR), Kirill Budanov, në një intervistë të martën.

“Ne tashmë kemi minimumin e nevojshëm të armëve për sulmin”, tha Budanov për televizioin shtetëror japonez NHK.

“Mund të them vetëm se do fillojë së shpejti.”

Megjithatë, për të ndjekur me sukses një fushatë të gjatë kundër Rusisë, Ukrainës i duhet edhe më shumë, sipas Budanov.

“Ne kemi nevojë për një rezervë të madhe armësh dhe municionesh për të vazhduar me sukses operacionin,” tha ai.

“Ne kemi nevojë për më shumë armë. Ne kemi nevojë për avionë luftarakë. Shpresoj se komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të ndihmojë vërtet Ukrainën.”

Javën e kaluar, Financial Times raportoi se Kievi ka rreth ‘pesë muaj’ për të bindur Uashingtonin, periudhë gjatë së cilës qeveria e presidentit Biden do jetë nën presion të madh për të negociuar.

Disa media dhe ekspertë perëndimorë kanë paralajmëruar se fushata ajrore e Rusisë që synon depot e furnizimit dhe përqendrimet e trupave ukrainase ka ndikuar tashmë në ofensivën e planifikuar, duke shkuar deri aty sa ta përshkruajnë atë si një ‘ndryshues të lojës’.