Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se bota duhet të përgatitet për pandeminë e ardhshme, e cila mund të jetë ‘madje edhe më vdekjeprurëse’ se pandemia e Covid-19.
Në një takim të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë të Zvicrës, të hënën, drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus dha alarmin se pandemia Covid-19 është larg përfundimit.
“Kërcënimi i shfaqjes së një lloji tjetër që shkakton rritje të reja sëmundjesh dhe vdekjesh mbetet”, tha Tedros.
“Dhe kërcënimi i një patogjeni tjetër që shfaqet me potencial edhe më vdekjeprurës mbetet.”
Megjithatë, OBSH kohët e fundit deklaroi se pandemia Covid-19 nuk është më një emergjencë shëndetësore.
“Kur të trokasë pandemia e ardhshme – dhe do ndodhë – ne duhet të jemi gati të përgjigjemi me vendosmëri, kolektivisht dhe në mënyrë të barabartë”, shtoi ai.
Pavarësisht lëshimit të këtyre paralajmërimeve të tmerrshme, Tedros përshëndeti vendimin e fundit të vendeve anëtare të OBSH-së për të hartuar një traktat pandemik, ndërsa miratoi gjithashtu një rritje buxheti, e cila u miratua pasi organizata mori një angazhim për reformat buxhetore dhe financiare, sipas Reuters.