Vendosni fjalën kyçe....

Rama çon projektin e kodimit edhe në Kukës: Të rinjtë të rijnë këtu dhe të punojnë për kompani ndërkombëtare


Kryeministri Edi Rama u ndal ditwn e sotme në Kukës për turin e falënderimeve ku njoftoi se do shtrijë projektin e kodimit përtej Tiranës, edhe në qytetin e Kukësit si mundësi për të frenuar emigrimin e të rinjve.

Rama tha se kjo nismë do i hapë mundësi të reja punësimi të rinjve të punojnë për kompani ndërkombëtare në botë pa qenë nevoja të dalin nga Kukësi, madje të fitojnë më shumë sesa ata që punojnë në emigrim.

“Sot në mbledhjen e qeverisë kemi vendosur shtrirjen e programit të teknologjisë së kodimit përtej Tiranës. Do të vijë edhe në Kukës. Qeveria ka bursa që mbulojnë kurset 100% apo 50% për ato familje që nuk mund ti përballojnë. Kjo do të thotë që brenda 6 muajsh një 16 – 17 vjeçar të jetë në gjëndje të punojë kudo në botë pa dalë fare nga Kukësi, me kompjuterin e vet. Janë shumë gjimnazistë që sjellin të ardhura në shtëpi shumë më tepër sesa një emigrant, dhe nuk ka nevojë të lëvizë nga fshat jo më nga qytetit,” – tha Rama.

Kryeministri i premtoi dhe një spital me të gjitha parametrat, si dhe rikonstruksionin e qendrave shëndetësore dhe shkollave.

“Shumë shpejt një spital ekselent me të gjithë komponentët e vet. Por dhe qëndra shëndetësore që janë ripërtërirë dhe do vijojmë ti ripërtërijmë. Shkollat, do i përmirësojmë kthimin e saj në një qendër rekreative për të gjithë qytetin,” – tha Rama.