Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese të javës së kaluar në Italinë veriore është rritur në 15, njoftuan mediat vendase.
Numri u rrit pasi trupi i një personi të zhdukur 68-vjeçar u gjet nga forcat e xhandarmërisë në Lugo, e cila është ndër zonat më të goditura nga përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë, tha agjencia shtetërore e lajmeve ANSA.
Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ravenës nisi një hetim për fatkeqësinë.
Rajoni është ende në alarm të kuq për motin e skajshëm teksa popullsia e tij përpiqet të shërojë plagët nga përmbytjet më të këqija në rreth një shekull.
Më herët të martën, qeveria e kryeministres Giorgia Meloni miratoi një paketë ndihme prej 2 miliardë eurosh për të mbështetur bizneset dhe familjet e prekura nga përmbytjet vdekjeprurëse.
Përmbytjet e javës së kaluar në Emilia-Romagna shkaktuan dëme të mëdha në ekonominë dhe infrastrukturën lokale.