Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se i mori klientes 4200 euro e nuk i kreu punë, pranga avokatit në Elbasan


Një 51-vjeçar me profesion avokat është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Ai akuzohet se ka mashtruar një kliente, së cilës i kishte marrë 4200 euro për të ndjekur dy çështje ligjore në emër të saj, detyrimtë cilin nuk e kishte kryer.

Sipas prokurorisë, avokati Gëzim Kovaçi ishte autorizuar nga kallëzuesja e familjarët e saj për të ndjekur në gjykatë dy çështje gjyqësore, një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim për ndjekjen e këtyre çështjeve.