Sot në kuvend për ligjin e rritjes së pagave, deputeti Sali Berisha deklaroi se pavarësisht kundërshtive do kishte dashur ta votonte sepse ka qënë gjithnjë për rritjen e rrogave e pensioneve, por e cilësoi akt të turpshëm dyfishimin e rrogave për zyrtarët e lartë, teksa tha se pagat e tjera në raport me inflacionin zbriten me 1%.
Berisha akuzoi sërish se ka bindjen se vetëm me gjysmat e atyre që vidhen çdo ditë, do mundeshin të dyfishoheshin rrogat.
“Keni sjellë këtu një ligj të cilin pavarësisht kundërshtive do kisha dashur ta votoja sepse kam qenë jam dhe do jem gjithnjë për rritjen e rrogave e pensioneve. Kam bindjen më të thellë se vetëm me gjysmën e atyre që vidhni çdo ditë do i dyfishonit të rrogat. Por nuk e votoj sepse institucionet e pavarura se ndërsa ju dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, zbrisni me 1% në raport me inflacionin rrogat e mësuesve, të policëve, të ushtarakëve, përveç gardës e cila rritet me 3-4%. Kryeni një akt të turpshëm! Për vete rrisni rrogat, për të tjerët bëni një indeksim. Indeksim me inflacionin 1-vjeçar nga 2022 në 2023”, deklaroi Berisha.