Vendosni fjalën kyçe....

Hynë në fushë dhe tentuan të rrihnin arbritrat, policia shoqëron disa tifozë të Tiranës


Policia ka shoqëruar disa nga tifozët e Tiranës që hynë në fushën e lojës dhe tentuan të rrihnin arbritrat e takimit të zhvilluar në Rrogozhinë përballë Bylisit.

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rrogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Tifozët hynë në fushën e lojës në fund të takimit pasi sfida përfundoi 2—2 dhe shkak u bë një penallti e diskutueshme.