Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë protestë para parlamentit, Qori: PS-ja e opozita u bënë bashkë për të rritur pagat e deputetëve


Lëvizja Bashkë po zhvillon një protestë para parlamentit kundër projektligjit për rritjen e pagave për deputetët e ministrat.

Në fjalën e tij kandidati i lëvizjes për Tiranën, Arlind Qori, se deputetët e ministrat kanë menduar të rrisin pagat e tyre ndërkohë që vendi ka pagat e pensionet më të ulëta në rajon.

Qori tha gjithashtu se deputetët e PS-së e të opozitës u bënë bashkë për të rritur pagat e tyre.

“Jemi mësuar që në krye të institucioneve të ketë njerëz halabakë. Në vend që personi në fjalë të përfundonte në burg si hajdut xhepash i kemi sot pronarë të mëdhenj. Pushtetin ia kanë marrë popullit. Kemi pensionet më të ulëta në rajon. Rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale. Ky është skandal i padëgjuar ndonjëherë në asnjë lloj vendi. Paga bazë e deputetit në Itali është 5 mirë euro. Ata që na qeverisin nuk duan që t’ja dinë për popullin. Kur shkon puna për paratë ata janë bashkë.” – tha Qori.