Kuvendi ka miratuar paketën për ndryshimet e pagave për adminitratën publike dhe institucionet kryesore kushtetuee. Me me 93 vota u miratuna ndryshimet në ligjin për “statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që rrit pagat e tyre. Miratimi i ligjit kërkonte shumicë të cilësuar 84 vota.
Ligji për pagat në institucionet kushtetuese u miratua me 95 pro, 0 abstenim, 3 kundër, 5 nuk morët pjesë në votim. Ky projektligj që lidhet me pagat e nëpunësve civilë, ku institucioneve shtetërore dhe këshillave bashkiakë u lind e drejta, pa pritur vendimin e qeverisë të propozojnë rritje të pagës, por jo më shumë se 1% e inflacionit të publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Kujtojmë se sot më herët në Kuvend, rritja e pagave për deputetët hëngri debat, si edhe kundërshtimin e kryeministrit Rama.