Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk e heqim non grata-n se na bie reputacioni” – Berisha: Kam shkresën britanike do e bëj publike


Kreu i PD-së të Rithemelimit në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se posedon shkresën britanike për non gratan e tij.

Berisha tha se në shkresë thuhet se nuk i hiqet non grata pasi britanikëve i bie reputacioni.

Ai paralajmëroi se do i bëjë publike dokumentet.

“Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: “Të mos ia heqim se na bie reputacioni”. I kam të gjitha dokumentet, do t’ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t’i bëj publike. E lash se ishte fushata, por do t’i bëj publike”-deklaroi Berisha.