Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Partisë Republikane: Në vetëm një kuti 64 votat tona në Pukë i kaluan PDIU-së, të hapen të gjitha


Partia Republikane ka denoncuar manipulimin e zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, PR thekson se Puka, ku 64 vota të saj i kanë kaluar PDIU-së, është dëshmia më e qartë e mungesë së zgjedhjeve të ndershme e të lira.

PR i kërkon KQZ-së që të hapë të gjitha kutitë e votimit në Pukë.

Deklarata

“Partia Republikane denoncon manipulimin e zgjedhjeve. Puka është një dëshmi e qartë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vjedhja e hapur ku vetëm në një kuti votimi 64 vota të Partisë Republikane i kalojnë PDIU, apo dhe ndryshimi për subjektet e tjera  tregon qartë se çfarë zgjedhjesh janë dhe nivelin e manipulimit të procesit zgjedhor. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbas këtyre fakteve evidente të manipulimit, duhet të hapë dhe numërojë të gjitha kutitë e votimit në Pukë, mandatet e këshilltarëve duhet të shkojnë tek ata që kanë votuar qytetarët, përndryshe vetëm legjitimohet vjedhja.”