Kryeministri Edi Rama ka poshtëruar sot në Kuvend deputetët e opozitës, pasi tha se rritja e pagave për deputetët duhet të hyjë në fuqi në momentin që hyn ne fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave të të gjitha kategorive.
‘Kështu që ky është qëndrimi im! Unë për rritjen e pagave jam shumë krenar dhe dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë deputetët sepse është puna e deputetëve në radhë të parë e gjithë këtyre viteve, sepse është rezultat reformash, është rezultat ligjesh, është rezultat përpjekjesh, dua të falënderoj të gjithë anëtarët e kabinetit qe kanë punuar qysh nga dita e parë e vitit 2013 deri më sot, se ky është rezultat i përpjekjeve shumë të madhe dhe dua t’ju them që tek pika e pagës për deputetët dhe për ministrat , mua më keni kundra që ajo të hyjë menjëherë. Ajo duhet të hyjë në fuqi në momentin që hyn ne fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave, por unë një jam, bashkë me Erion Braçen, pastaj kush bëhet tjetër, të shohim.’- tha Rama.
Por lidhur me këtë deklaratë të papritur të kryeministrit Rama në Kuvend për pagat e deputetëve dhe ministrave, reagoi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale edhe gazetari Klodian Tomori.
Tomori shkruan se Rama e përdori një pjesë të opozitës si “prezervativ të shpuar” pasi bëri që ajo të ishte propozuesja për dyfishimin e rrogave të deputetëve dhe sot e quajti të pamoralshme të ngrihen pagat e tyre, pa u rritur më parë pagat e mjekëve dhe mësuesve.
Statusi:
Pasi e perdori nje pjese te opozites si prezervativ te shpuar, pasi e beri qe te ishte ajo propozuesja e dyfishimit te rrogave te deputeteve, sot doli ne Parlament dhe tha une nuk votoj per ligjin e rrogave te deputeteve, pa u rritur me pare per mjeket dhe mesuesit. Kjo nuk eshte e moralshme-tha.
Ky nuk kishte dijeni se ata do rrisnin rrogat. Kete pune e bene Blerina, Ensemvlera, Erioni, Albani, Antoneta me koken e tyre. Sigurisht me propozimin e Arbit dhe ndihmen e Mondit. Ja keshtu keshtu. Si Pal Vata qemoti.
Ta gezoni, ta gezoni. Por ai me kete lloj opozite tall asetet nga mengjesi ne darke.