Vendosni fjalën kyçe....

Shiste armë zjarri për 50 mijë lekë, arrestohet punonjësi i policisë në Skrapar


Punonjësi i policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, Dritan Nano, në Komisariatin e Policisë Skrapar u ndalua nga AMP, pasi dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh.

Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.