Një sasi lëndë shpërthyese ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.
Raportohet se sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në një fasoneri.
Fatmirësisht nuk paraqiten dëme të tjera përveç atyre materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.