Policia ka dhënë informacionin zyrtar paraprak për shpërthimin me tritol në Tiranë.
Blutë e kryeqytetit thonë se shpërthimi ka ndodhur në një fasoneri në pronësi të shtetasit italian R.B.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
“Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qenë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”-njofton policia.