Vendosni fjalën kyçe....

Skemë për lirimin e makinave të zhbllokuara, pranga dy policëve në Elbasan, nën hetim edhe tre qytetarë


Dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Elbasan e tre persona të tjerë janë vënë nën hetim nga SPAK.

Oficeri i policisë Lulzim Hasa është lënë në masën arrest në burg, ndërsa kolegu i tij Çelnik Toska është lënë në arrest shtëpie.

Ata akuzohen se merrnin ryshfet për të liruar makinat e bllokuara nga policia.

Pjesë e hetimit janë edhe Safer Shuka si dhe Lirian e Zenel Taragjini.

Sipas prokurorisë, dy oficerët e Policisë Gjyqësore merrnin nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë të reja për çdo mjet të bllokuar, duke ua kthyer ato qytetarëve.