Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi në uzinën e Gramshit/ Gjykata e Elbasanit liron dy rusët dhe ukrainasin


Gjykata e Elbasanit për shkak te afateve hetimore, ka liruar dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të cilët u arrestuan në fund të vitit të shkuar teksa tentuan të hynë në ish-u zinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.

Burimet mediatike, bënë me dije se Timofeva dhe Alpatov do të qëndrojnë nën masën detyrim paraqitje dhe Zorin arrest shtëpiak. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në mbyllje të hetimeve.

Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli Durrësit.

Hetimet për aktivitetin e tyre janë shtyrë vazhdimisht nga prokuroria e Elbasanit në pritje për ta çuar çështje për gjykim.