Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka publikuar fotot nga projekti i sheshit të ri, që pritet të ndërtohet në fund të Bulevardit të Ri.
Veliaj ka shprehur sërish mirënjohjen për qeverinë e Katarit, e cila miratoi një grant prej 11 milionë eurosh për realizimin e këtij projekti.
“Me ndihmën e qeverisë së Katarit, e cila na miratoi një grant 11 milion euro, nisim së shpejti PUNËN për realizimin e projektit të sheshit fundor në Bulevardin e Ri! Mirënjohës për Emirin e Katarit, Al Thani, por edhe ambasadorit në Tiranë, Al-Marri.
Tirana do të ketë sheshin ceremonial që meriton!” shkruan Veliaj.