Një 13-vjeçar që u shpall i humbur nga familjarët e tij mbrëmjen e djeshme është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm.
Trupi i pajetë i të miturit u gjet pas dy orësh kërkime, ku morën pjesë edhe banorët e zonës.
Ai ishte parë së fundmi në një liqen pranë fshatit Shumbat, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Vëllai i të miturit denoncoi dje në polici humbjen e të vëllait të mitur.