Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier ka dënuar aksionin e policisë në komunat e veriut të vendit.
Ai shkruan në Twitter se aksioni i dhunshëm duhet të ndalojë menjëherë.
“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Masa e dhunshme sot duhet të ndalohen menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.