Sekretari amerikan i Shtetit Blinken ka dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Në reagimin zyrtar Blinken i bën thirrje kryeministrit të Kosovës Kurti që të ndalojë menjëherë masat në fjalë e të ripërqendrohet në dialogun me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja.
“E dënojmë fuqishëm aksionin e policisë së Kosovës në veri të vendit që po shkakton tensione. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE.” – shkruan Blinken.