Vendosni fjalën kyçe....

Blinken paralajmëroi Kurtin për tensionet në veri, i përgjigjet Bugajski: Mbështetja e SHBA-së për Vuçiçin po destabilizon rajonin


Analisti i njohur amerikan, Janus Bugajski, i është përgjigjur deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken për tensionet në veri të Kosovës.

Si Blinken, ashtu edhe Departamenti i Shtetit dënuan ashpër aksionine policisë së Kosovës në disa komuna në veri të vendit dhe paralajmëruan se këto veprime të qeverisë së Kosovës, do ndikonin në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Bugajski, i cili është njohës i mirë i rajonit i është përgjigjur postimit në Tëitter të Blinken-it duke shkruar se mbështetja e SHBA-së për presidentin serb Vuçiç po destabilizon rajonin.

Ai sjell si shembuj për t’iu përgjigjur Blinken-it certifikimin e zgjedhkeve presidenciale 2020 dhe sulmin ndaj Kapitolit në SHBA më 6 janar.

Bugajski shkruan se ka ardhur koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet evropiane.

“Ekuivalentja e dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA-së për Vuçiçin  po destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane.” – shkruan në reagimin e tij Bugajski.