Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar Tiranën për dhunën në ndeshjen ndaj Bylisit në mesjavë,të cilën bardhëblutë e barazuan 2-2 duke humbur kreun e renditjes.
Tirana do duhet të luajë pa tifozë për 3 muaj deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga komisioni. Përveç ndeshjeve pa tifozë, disa lojtarë bardheblu kanë marrë ndëshkime të rënda.
Lojtari Visar Bekaj është dënuar me 12 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Lojtarët Albano Aleksi, Aldi Gjumsi e Bruno Lulaj janë dënuar me 6 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari Besir Iseni është dënuar me 24 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari Florent Hasani është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Zyrtarët e Tiranës, Arzen Vocaj, Kostandinos Jani e Marvi Kastrati janë dënuar me 8 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.