Ish-drejtuesi i SAPK Arben Kraja lejoi dhënien e një tenderi të së njëjtës kompani që u hetua për mospërputhje të kontratës për një tender për respiratorë të dhënë në fillim të pandemisë.
E njëjtë kompani që SPAK e hetoi dhe akuza që dënoi GJKKO për shpërdorim detyre ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, u shpall fituese.
Kompaninë TBS ’96 u përzgjodh fituese në maj të vitit të kaluar në një tender pa garë me objekt “Shërbime për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit në Prokurorinë e Posaçme” për një periudhë dyvjeçare. Për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit, kjo kompani ka fituar 60 mln lek të reja.
Të dhënat zyrtare zbulojnë pagesat nga Thesari i Shtetit për kompaninë TBS 96 nga Prokuroria e Posaçme gjatë muajve të fundit. Janë dy pagesa nga 7.5 mln lekë të reja për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit dhe një pagesë e tretë për 2.5 lekësh për blerje shërbimesh celulari.
Teorikisht, në rastin e hetimit dhe dënimit të Thoma Gëllçit, edhe kompania që fitoi tenderin me një vlerë prej 20 mln lekësh më shumë se oferta më e ulët, duhet të ketë qenë nën hetim nga SPAK. Pavarësisht kësaj standardi i ndjekur nga SPAK është i dyfishtë dhe kompania në fjalë ironikisht ka thithur para publike nga vetë organi i akuzës.
Subjekti në fjalë është hetuar edhe në çështje të tjera për mospërmbushje të detyrimeve për tendera publikë. Në vitin 2020 kompania u padit në SPAK nga opozita për një procedurë të klasifikuar sekrete për furnizim me respiratorë gjatë shpërthimit të pandemisë.
VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Inside Story në Top Channel