Vendosni fjalën kyçe....

Kurti për tensionet në veri: Policia po kryen detyrës që i ngarkon ligji


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas tensioneve në veri të vendit.

Gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuçia, ku u diskutua për gjendjen në veri kreu i qeverisë tha se policia e Kosovës po kryente detyrën zyrtare.

“Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim.” – thuhet në njoftimin e zyrës së Kurtit.

Po sipas zyrës së kryeministrit, gjatë takimit, Kurti ka theksuar se krerët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa.