Vendosni fjalën kyçe....

Tallen sërish me Berishën, qytetari zbulon lojën me Dan Hutrën në Kamzë


Deklarata e sotme e Sali Berishës se Bashkia Kamzë ishte përgatitur t’i vinte emrin rrugës “Dan Hutra” rezulton një tjetër gafë e Berishës, pas gafës spektakolare që bëri me kitaristin Joe Walsh dhe Veliaj.

Qytetarë të ndryshëm kanë nisur të tallen me Sali Berishën në mënyrë të pamëshirshme. Ata shfrenojnë imagjinatën, i nisin fantazitë e shkruara Berishës, ndërsa ky i fundit i denoncon në emër të opozitës. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, Sali Berisha publikoi një foto gjatë një emisioni televiziv ku pretendonte se ishte Erion Veliaj i cili kishte shkuar në Iran i maskuar e me paruke. Shpejt u zbulua se ky ishte një mashtrim. Personi që Sali Berisha nxori në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt është kitaristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Walsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970.

Pas humbjes shkatërrimtare në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha është në kërkim të alibive dhe justifikimeve. Një qytetar ka vendosur të tallet me Berishën, duke shpikur një histori për rolin e killerit të grave Dan Hutra në humbjen e dhimbshme të Berishës dhe Metës, në Kamëz. Sipas historisë së sajuar, Dan Hutra ka mbledhur vota për Rakip Sulin, ndërsa Rakip Suli, për ndër të tij, kishte menduar që t’i vinte emrin një rruge ‘Dan Hutra’.

Gjithashtu, Dan Hutra gjoja ishte punësuar në ujësjellësin e Kamëz dhe se ati i kishin dhuruar një apartament. Pa bërë asnjë verifikim, Sali Berisha, organizuan një konferencë për shtyp dhe bën denoncimin e ‘madh’ për zgjedhjet në Kamëz. ‘Denoncimi’ i Berishës pasqyrohet në të gjitha mediat. Do të mjaftonte vetëm një fakt i thjeshtë që të kuptohej tallja me Berishën, fakti që Dan Hutra ka dalë nga burgu më 16 shkurt të këtij viti.

Për t’a bërë më të besueshme historinë, është shpikur edhe propozimi për t’i vendosur emrin një rruge ‘Dan Hutra’. Është marrë një vendim i Këshillit Bashkiak Kamëz për rrugën ‘Adil Himallari’, janë ndryshuar datat dhe është zëvendësuar emri me Dan Hutrën. Ky ‘propozim’ i është dërguar Berishës si ‘provë’. ‘Denoncimi’ tregon edhe një herë vërtetësinë e justifikimeve të Sali Berishës për humbjen shkatërrimtare të 14 majit./Hashtag.al