Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kosovë, Rama: S’duhet ecur më në këtë shteg të rrezikshëm, duhet dialog


Kryeministri Rama i ka kërkuar Prishtinës që të ndalojë aksionin në veri të Kosovës, ku ditën e sotme pa pasur tensione të larta pas ndërhyrjes së efektivëve për të mbështetur krerët e zgjedhur të katër komunave të  futen në zyra.

Rama shkruan se ajo që po ndodh nuk i shërben aspak procesit të nisur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Rama.