Vendosni fjalën kyçe....

Lypësi i gëzuar


LYPËSI I GËZUAR

Nga Ben Blushi

Gëzimin e pashë në një udhëkryq. Në Dibër. Para se të hyj në Peshkopi. Po ecte në rrugë.

Ca bën këtu,e pyeta

Po lip,tha Gëzimi

Si quhesh?

Gëzim,tha Gëzimi

Sa lek ke fituar sot?

Shtatë mijë lekë, tha Gëzimi

Cfarë pune kë bërë, i thashë

Asnjë punë, tha Gëzimi

Si asnjë punë, e pyeta

Gjthmonë kam lipur, tha Gëzimi

Po pse ke lipur, e pyeta

Ma mësoi babai, tha Gëzimi

Edhe babai ishte lypës ?

Edhe ai lipte,quhej Faris,tha Gëzimi

Ku lypte babai?

Në Peshkpopi lipte

Po në Tiranë ke shkuar, e pyeta

Edhe në Tiranë kam lipur,tha Gëzimi

Ku është më mirë në Tiranë apo në Peshkopi?

Në Tiranë më kanë dhënë më shumë lekë, tha Gëzimi

Cfarë pe në Tiranë,e pyeta

Pashë Kuvendin Popullor,tha Gëzimi

Kush ishte te Kuvendi Popullor,i thashë

Ishte Haxhi Lleshi,tha Gëzimi

Po tani ku është Haxhi LLeshi,i thashë

Haxhi LLeshi ka vdekur,tha Gëzimi

Sa fëmijë ke Gëzim, i thashë

Dy fëmijë, tha Gëzimi

Po ata cfarë bëjnë,e pyeta

Janë në shkollë,tha Gëzimi

Po gruaja cfarë bën Gëzim?

Gruaja është e sëmurë me anemi,tha Gëzimi

Po kur nuk ke lekë ku ha Gëzim?

Në Xhami,tha Gëzimi

Shkon në xhami,e pyeta

Shkoj dhe falem,tha Gëzimi

Kë ke takuar në xhami,e pyeta

Muhametin,tha Gëzimi

Cfarë ka qenë Muhameti ?

Muhameti ka qenë i madh,tha Gëzimi

Po pse ishte i madh,i thashë

Ishte i madh me shekuj me vite,tha Gëzimi

Cfarë ka bërë Muhameti,i thashë

Ftonte njerëzit në bajram dhe ramazan,tha Gëzimi

Do doje ta takoje Muhametin,e pyeta

E takoj nganjehrë,tha Gëzimi

Po ku e takon, Muhametin, i thashë

Vjen të premteve,tha Gëzimi

Po tani ku do shkosh,e pyeta

Do shkoj në lokal,tha Gëzimi

Cfarë do bësh në lokal,i thashë

Do ha një pilaf me lekët që më dhe, tha Gëzimi

Vetëm pilaf, e pyeta

Edhe një tasqebaq, tha Gëzimi