Laert Haxhiu ka kundërshtuar në gjykatën greke ekstradimin drejt Shqipërisë me pretendimin se i rrezikohet jeta.
I riu nga Lushnja që u arrestua në Greqi pak ditë më parë ka mohuar se është autori i masakrës së Lushnjës ku u vranë dy persona.
Ai ka dalë para Gjykatës së Janinës ku ka kërkuar mosekstradimin drejt Shqipërisë pasi i rrezikohet jetanga banda e Aldo Bares.
Ndaj Haxhiut ekzistojnë dyshime të forta se ai është personi që organizoi sulmin më armë ndaj Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares në vitin 2016 ku mbetën të vrarë dy shokët e Xhulios, Zamir Latifi e Jurgen Hoxha. Në një tjetër rast ai e ka qëlluar Xhulio Shkurtin në këmbë duke e plagosur.
Kush është Lart Haxhiu
Laert Haxhiu ishte i dënuar më parë për vrasjen e Gerti Lalës, i cili njihej edhe si ‘Iriqi’, vrasës i bandës së Aldo Bares. Ai ishte vetëm 18 vjeç kur e goditi me thikë. Bashkë me shokët e tij e qëlluan tre herë me pistoletë në kokë Gerti Lalën, në hyrje të pallatit të tij. Dyshohet se në krim mori pjesë edhe Orges Bilbili.
Ishte nëna e Gerti Lalës që i identifikoi ata si vrasësit e të birit. Laert Haxhiu u shpall fajtor për vrasjen dhe doli nga burgu në vitin 2014.
Kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu, kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge. Haxhiu tentoi t’i shpëtonte policisë, por pasi u hodh nga 3-4 metra lartësi, theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin.
Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u dënua me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg, megjithëse policia i gjeti 1.2 kilogram kokainë.
Pas dales nga burgu nisi menjëherë nga atentatet. Ai vuri në shënjestër Xhulio Shkurtin që i ka shpëtuar dy herë.