Pas takimit të para pak ditëve në Tiranë, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha është shfaqur sot në Shkodër në një takim me disa të rinj.
Ai tha se ishte shkëputur nga PD-ja i detyruar nga lufta e padrejtë për interesa personale, për të shmangur ashpërsimin e përplasjeve në selinë blu.
Basha tha gjithashtu se nga lufta e brendshme në PD përfitoi Rama.
“Nuk jam shkëputur sepse doja të shkëputesha. Vendimin e para një viti e kam marrë në një situatë të veçantë. Situata ka qenë kur brenda familjes nisi një luftë e padrejtë për interesa personale por që dëmtonte. Në momentin e kësaj situate, ajo që kam bërë është kam marrë vendimin për t’u tërhequr që kjo luftë të mos vazhdonte dhe t’i jepja shans një pajtimit brenda radhëve tona, sepse do përfitonte kundërshtari ynë. Ata që humbin ishin jo vetëm demokratët, por gjithë shqiptarët, një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshi. Prej një viti gjërat kanë shkuar më keq, kisha pas një fije shpresë për reflektim, që të tërhiqej edhe ai, por gjërat shkuan keq e më keq. Ja ku jemi sot, skam asnjë pishman që kam marrë atë vendim para një viti. Vendimin e kam marrë në atë momente për të mos i shërbyer ndarjes së demokratëve, për të kërkuar reflektim, nuk ka ndodhur, gjërat janë më keq, 14 maji është prova. Momenti i 14 majit tregon që ajo kishim shpresuar, në këtë moment për mua do ishte e papranueshme, do ishte e pafalshme nëse s’do i qëndroja fjalës që i kam dhënë shumë miqve të PD që s’do i iki përgjegjësive të mia.” – tha Basha.