Vendosni fjalën kyçe....

Rama ndal turin e falënderimeve në Selenicë: Akoma më shumë duhet bërë, kam besim se kjo zonë është shumë potenciale


Turin e tij të falënderimeve, kryeministri Edi Rama e ka ndalur sot në Selenicë të Vlorës.

Kreu i qeverisë e nisi fjalimin e tij me një ndjesë për banorët e Selenicës, që nuk mund të ishte në një takim përmbyllës për fushatën.

Rama tha se kryetari aktual i bashkisë drejtoi bashkinë e Selenicës me kushte jo të lehta, administrative dhe financiare, por shtoi se akoma më mirë dhe akoma më shumë duhet bërë.

“Ju kërkoj ndjesë në pamundësinë për të qenë këtu me ju ditët që erdhët në Vlorë, pasi bëri një ngatërrese partia Vullneti, e të gjithë. S’mund ta jem këtu i pranishëm. Siç ju premtova, se pas fitores do të ishte këtu. Kryetari aktual i bashkisë drejtoi bashkinë e Selenicës me kushte jo të lehta, administrative dhe financiare. Pavarësisht se nevojat këtu janë të mëdha, dhe mbështetja jonë sado e madhe, ishte e fokusuar kryesisht te akset kryesore. Pëllumbi bëri më të mirën dhe dua t’ja kalojë fjalën për t’ju përshëndetur. Ai ka lënë një model që shpresoj që Nertili ta çoj përpara duke mos harruar gjithçka të mirë që është bërë. Akoma më mirë dhe akoma më shumë duhet bërë.”, tha Rama.

Sakaq, Rama tha se Bashkia e Selenicës do të ketë mbështetjen e qeverisë.

“Dua t’ju falënderoj edhe për prezencën. Kam besim se kjo zonë është shumë potenciale. Jam i bindur se është një luginë e cila në vitet ardhme do kthehet në një destinacion turistik. Do të jetë një zonë komplementare në zonën e bregut. Ne do mbështesim bashkinë e Selenicës’, u shpreh kryeministri.