Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan shpall fitoren: Tashmë i hapet dera “Shekullit të Turqisë”


Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Stamboll të dielën, Erdogan tha se Turqia është fituesja e vetme, duke shtuar se të gjithë 85 milionë qytetarët e vendit kanë fituar.

Me këtë fitore është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”, theksoi ai.

Fjalimi i tij erdhi pasi rezultatet paraprake treguan se ai kryeson me 52.12 për qind të votave me 98.2 për qind të votave të numëruara. Kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu mori 47.88 për qind të votave.

“Vullneti juaj është bërë fuqia e palëkundur dhe e pathyeshme e Turqisë në kutinë e votimit,” shtoi Erdogan.

Më shumë se 60 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, përfshirë 4.9 milionë votues për herë të parë.