Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me grusht Berishën në protestën e 6 dhjetorit, Prokuroria kërkon shtrim në psikiatri për Gerti Shehun


Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar aktin e ekspertimit për Gerti Shehun, i riu i cili grushtoi Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022.

Sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht dhe për këtë arsye, prokuroria i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që nga arrest me burg të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të mëtejshëm.

Kujtojmë se ndaj 31-vjeçarit u ngritën dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.