Në mes të një zone të pyllëzuar dhe të vështirë malore në fshatin Skuraj në Kurbin, janë janë gjetur dhe shkatërruar 31 sera, brenda të cilave ishin kultivuar 3510 bimë narkotike.
Policia ka arrestuar Dritan Margjonin, 44-vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim Fation Margjonin, 34-vjeç, si autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Zbulimi i parcelave me kanabis erdhi pas një punë të nisur që në muajin prill, me kontrolle nga toka dhe ajri si dhe në bashkëpunim me GDF.
Gjithashtu, nga hetimi janë identifikuar dhe autorë të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale, të cilëve, për shkak të konfidencialitetit të hetimit, nuk mund t’iu bëjmë me dije të dhëna.
Megaoperacioni policor antikanabis “Imazhi”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.