Recep Tayyip Erdogan kryeson me 54.8% në garën për president të Turqisë, kur janë numëruar 66.7% e kutive.
Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu raporton se kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu ka 45.2%.
Me të përfunduar votimi, presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u ka kërkuar mbështetësve të tij që “t’i mbrojnë kutitë e votimit”, raporton Al Jazeera.
Votimi i balotazhit shkoi kryesisht pa probleme dhe pjesëmarrja ishte “e shëndetshme”, sipas korrespodentit të Al Jazeera.