Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO rrëzon kërkesat e Arben Dervishajt dhe Regan Merdanit për inceneratorin e Fierit, kërkuan kalimin në Gjykatën e Tiranës


Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesat e dy prej të pandehurve për çështjen e Inceneratorit të Fierit.

Avokatët e Arben Dervishaj dhe Regan Merdani kërkuan shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.

Gjykata e Posaçme, u tërhoq për kërkesën e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit.

U rrëzua gjithashtu kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani.

Gjithashtu kërkesa e një banke të nivelit për të qenë palë në proces nuk u pranua.